Timo Flloko eshte bere i njohur tek publiku shqiptar si aktor me disa role te spikatura si dhe autor tekstesh i disa kengeve. Kete rradhe ai prezantohet me nje liber me poezi te titulluar Rob i Manive nga dhe jane shkeputur poezite me poshte
URA
Golden Gate
ura e Brooklyn-it
urat mbi lumin Siene
urat e Nilit,
ura e Bunes
urat e Drinit
Ura me e sigurt?
Ura e dashurise,
varur ne perin e dyshimit...!
SYTE
Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen,
syte verbohen.
Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen,
syte harrohen.
Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, sflasin,
syte vrasin.
Shtati kallkan ngrin,
syte mbesin,
hapur, kur vdesim.
PEJA
Vendlindjes
Peje,
ne ije te Bjeshkeve te Namuna
qe si pleq te moēem
me plisa resh mbi krye,
qiejsh kuvendojne
Gerryer thelle,
zhuritur,
Gryka e Rugoves.
Lart malet shpinat shtrijne,
murana flijimi,
ku heshtjen e vet ha durimi,
me lote ujevarash,
syte e kalimtareve nginj
Ka rrjedhur koha lume,
por shtrati i malit seshte thare.
Nga padurimi klith:
Me ke pritur heret,
po vij!
Gryka zerin e perpin
Me peshtjell nje ere, me mpin.
Nderem ne ajri,
dhe me merr harrimi
Peje,
vendlindja ime,
ne zgrip te pikellimit!...
Peje 1990
PRES
U fik muzgu, u err nata,
Dhe une rri
te pres,
Bej te iki, sme le zemra,
Se me mban nje shprese.
Gdhiu dita, behu dielli,
Prape me lind nje shprese,
Hena lart ma ben me sy
Me josh qe ta pres
!
Ajo svjen
ditet terhiqen,
Mezi,
me pertese,
Sa me shume shpresen humb,
Aq me gjate e pres
!
Ne sardhte me, ne sardhte kurre,
Prape une do ta pres
Shtati epet, zemra jo,
Ngujuar ne shprese!
Mbaron jeta prit e prit,
Une vdes
dhe ti vdes.
Ne ate bote si shpagim
Pritje ska
as shprese